Site icon Telegrafi

A do të ketë zgjedhje të reja, Kurti: Çfarë zgjedhjesh? Serbia s’mund të vendosë për Kosovën

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia nuk mund të vendosë për Kosovën, pasi është pyetur se a mund të ketë zgjedhje të reja për shkak të Asociacionit.

Në një deklarim për media të mërkurën, Kurti është pyetur nga gazetarët se a i sheh zgjedhjet si një lloj referendumi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Pyetjen ai e ka kthyer me pyetjen “çfarë zgjedhjesh?”.

“Zgjedhje ka pasur në vitin 2022 në Lëvizjen Vetëvendosje. Në vitin 2021 ka pasur zgjedhje parlamentare dhe lokale. Nuk mund të vendosë Serbia për Kosovën”, është shprehur kreu i ekzekutivit.

Tutje, Kurti ka thënë se së shpejti Kosova kremton 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe se janë krenarë me të arriturat.

“Ju e patë dje Transparency International tregoi se jemi 20 vende më lartë sa i përket luftimit të korrupsionit dhe rrjedhimisht imazhit të vendit. Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë për Asociacionin e komunave. Nuk mund të ketë asociacion njëetnik në Kosovë”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version