Site icon Telegrafi

Do të ketë arrestime edhe për barnat e falsifikuara nga Turqia që qarkullojnë në Maqedoni

Foto: Arkiv

Duhej një deklaratë e Drejtorit të fondit shëndetësor të Maqedonisë, Den Donçev lidhur me barnat e falsifukuara nga Turqia që qarkullojnë në vend, që policia e Maqedonisë të fillojë hetimet e më pas edhe arrestimet e mundshme për import paralel të barnave jo origjinale në Maqedoni.

Nga MPB Maqedoni për PlusInfo thonë se presin vendim nga Prokuroria Publike që t’i sjellin para prokurorëve trafikantët e barnave.

”Policia është e gatshme të reagojë dhe të sjell para prokurorëve personat që janë ”kujdesur” për sjelljen e barnave të falsifikuar nga Turqia në Maqedoni” thuhet në përgjigjen e MPB-së. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Den Donçev flet për importin e ilaçeve të falsifikuara
Exit mobile version