Adoleshentja ukrainase ka treguar disa histori të tmerrshme që kishte kaluar në qytetin jugor të Mariupolit, kur ishte nën sulmet e ashpra ruse.
Në një video, të shpërndarë në internet nga Visegrad 24, vajza anonime pohon se “të gjithë miqtë e mi vdiqën” në qytet – dhe ajo fillimisht mendoi se shpërthimet që po dëgjonte, ishin fishekzjarrë për festa.
“Shoku im i klasës që po ecte në një oborr, pa diçka që shkëlqente. Ai nuk e dinte që ishte minë. E mori në duar dhe i shpërtheu. Fillimisht mendova se ishin fishekzjarrë sepse në atë kohë ishte një festë. Dëgjoja fishekzjarrë”, deklaroi ajo.
Young Ukrainian girl tells the story of how her friends were killed by Russia during the Siege of Mariupol.
No child should have to experience something like this.
English subtitles at the bottom. pic.twitter.com/ITWXHYAYuL
— Visegrád 24 (@visegrad24) January 28, 2023
“Gjyshi po shikonte në drejtimin e shtëpisë që tashmë e kishte kapluar zjarri. Larg, shumë larg – diçka po fluturon në qiell. Ai menjëherë na tha ‘Të gjithë shkoni shpejt nën tryezë – në korridor’”.
Vajza më pas tregon historitë e dy miqve të saj – Polina dhe Anya – të dy vdiqën kur raketat goditën shtëpitë e tyre.
Ndryshe, Mariupoli së bashku me Buchan janë ndër qytetet që më së shumti kanë pësuar dëmtime që prej pushtimit rus, i cili ka filluar më 24 shkurt. /Telegrafi/