Telegrafi

Të gjithë e njohin fytyrën e tij, por askush nuk e di emrin e këtij aktori hollivudian

Aktori i famshëm hollivudian është një nga fytyrat më të njohura në biznes, por njerëzit ende e kanë të vështirë për të kujtuar emrin e tij.

Ndonëse fytyra e tij duket e njohur, një pjesë mund të mos e di se si quhet, shkruan Unilad.com.

Aktori jashtëzakonisht i suksesshëm ka qenë i angazhuar me mbi 200 filma dhe shfaqje televizive të ndryshme, duke pasur një aftësi të veçantë për të luajtur të gjitha llojet e ndryshme të personazheve.

Foto: Aktori Stephen Tobolowsky në filmin Groundhog Day

Më e rëndësishmja, ai luajti rolin e Ned Ryerson në Groundhog Day, rolin e Sammy Jankis në Memento dhe rolin e Mr. Bates në Freaky Friday.

Aktori ka kaluar 35 vjet në Hollywood dhe së fundmi ka folur për karrierën e tij në një intervistë për Comicbook.

Sigurisht, bëhet fjalë për mega-talentin Stephen Tobolowsky.

Duke folur për rolin e tij në Groundhog Day, Stephen tha se ishte shumë krenar për filmin, pavarësisht sfidave të tij.

“Jam shumë krenar për Groundhog Day…sepse nuk ishte e lehtë”, shpjegoi ai.

Aktori i njohur amerikan do të rikthehet në filmin e Freaky Friday 2 në rolin e Mr Bates. /Telegrafi/