Bëni këtë tretje nga përbërësit të cilët të gjithë i keni në shtëpi dhe banja juaj do të shkëlqejë
Preparatet kimike dhe pluhurat larës mbajnë larg bakteret, por pothuajse të gjitha përmbajnë kimikate toksike që janë të dëmshme për shëndetin tonë, transmeton Telegrafi.
Procesi i pastrimit nuk mund të mendohet pa këto produkte, por e rëndësishme është t’i përdorim sa më rrallë këto të fundit.
Nëse po pyesni veten, se me çfarë do të pastronit, përgjigjien e gjeni tek produktet natyrale. Më poshtë do të lexoni për një përzierje, e cila do t’jua bëjnë më të lehtë pastrimin e shtëpise dhe do të reduktojnë ekspozimin e gjithë familjes ndaj kimikateve toksike.
Përbërësit:
– 7 gota ujë (1,5 l),
– ½ gotë sodë bikarbonati,
– 1/3 gotë lëng limoni (apo një lugë supe limontoz, përkatësisht thartirë limoni),
– ¼ gotë uthull alkoolike.
Përgatitja:
Zbërtheni sodën në 1,5 litra ujë, shtoni lëngun e limonit dhe në fund ngadalë qiteni uthullën.
Pritni të kalojë reaksioni kimik dhe pastaj përzierja është e gatshme për përdorim.
Me brushë apo sfungjer fërkoni tretjen në vija midis pllakave. /Telegrafi/