Të gjithë liderët e BE-së – me një përjashtim – kanë mbështetur një deklaratë që rikonfirmon “mbështetjen e palëkundur të bllokut për integritetin territorial të Ukrainës”.
Bëhet e ditur se përjashtim bën kryeministri i Hungarisë Viktor Orban.
Nuk është një lajm befasues, pasi ai shpesh nuk pajtohet me liderët e tjerë evropianë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Raportohet se ai është dashamirës ndaj Putinit dhe vitin e kaluar u takua me të për të diskutuar një marrëveshje të mundshme paqeje në Ukrainë – shumë kohë përpara raundit të fundit të bisedimeve për armëpushimet e nisura nga kthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.
Ndryshe, Mbretëria e Bashkuar po pret një takim të mbyllur të liderëve të lartë ushtarakë nga “koalicioni i vullnetarëve”, ndërsa ata hartojnë planet për një forcë paqeruajtëse të propozuar për Ukrainën.
Më shumë se 20 vende mendohet të jenë të përfshira. /Telegrafi/