Site icon Telegrafi

Të gjitha objektivat për operacionin në Kursk të Rusisë po realizohen – thotë Zelensky

Të gjitha detyrat që janë vendosur për operacionin e vazhdueshëm të forcave të mbrojtjes të Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë po realizohen ndërsa aksioni është tani burimi më i madh për “rimbushjen e fondit” të shkëmbimit të të burgosurve.

Kështu siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky teksa foli në një fjalim me video drejtuar kombit të mërkurën.

“Sot pati një raport nga komandanti i përgjithshëm (Oleksandr) Syrskyi. Si çdo ditë, bëhej fjalë për secilën pjesë të frontit, me referencë të veçantë për Pokrovsk, Toretsk dhe drejtimin Kurakhove. U përmend veçmas operacioni në Rajoni i Kurskut është shumë e rëndësishme që absolutisht të gjitha objektivat e vendosura për operacionin tonë Kursk janë duke u realizuar”, ka thënë presidenti ukrainas, duke falënderuar çdo ushtar, rreshter dhe oficer të përfshirë.

Zelensky theksoi se “për momentin, ky operacion vazhdon të jetë rimbushja më e madhe e fondit të këmbimit nga një drejtim”.

Kujtojmë se Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës nisën një operacion sulmues në rajonin Kursk të Rusisë më 6 gusht 2024.

Që nga fundi i gushtit, forcat e Ukrainës, si pjesë e krijimit të një zone tampon në rajonin e Kurskut, kanë marrë kontrollin e 100 vendbanimeve dhe kanë kapur rreth 600 ushtarë rusë. /Telegrafi/

Exit mobile version