Të enjtën e 27 shkurtit do të jepet premiera e dramës “Menaxheria e Qelqtë” nga Tennessee Williams, në teatrin e Mitrovicës “Muharrem Qena”.
Premiera e kësaj drame do të bëhet në orën 19:00, shkruan Telegrafi.
Producent i kësaj shfaqjeje është Sabit Sheremeti, regjisor Ilir Bokshi, ndërsa aktorët janë: Irena Aliu, Eshref Durmishi, Qendresa Kajtazi dhe Mehmet Preteni.
Bëhet e ditur se “Menaxheria e Qelqtë” është një histori e mbushur me emocione dhe dramë, e cila trajton tema universale si konflikti mes realitetit dhe ëndrrave, sfidat e marrëdhënieve familjare dhe përpjekja për të kapërcyer kufizimet personale.
“Me një ekip artistik të përkushtuar dhe një vizion të fuqishëm, ne synojmë ta sjellim këtë histori në mënyrën më të ndjerë dhe të jashtëzakonshme. Ejani dhe bëhuni pjesë e kësaj ngjarjeje artistike që nuk duhet humbur!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/