Kompania gjermane Delta4x4 është kompani e njohur për modifikimin e modeleve SUV dhe Pick-up.
Tani, kjo kompani është marrë me modifikimin e modelit Ford Ranger, transmeton Koha.net.
Delta4x4 ofron paketën “Body Lift Kit” për këtë Ford Ranger, set të rrotave prej alumini me diametër prej 20 dhe 22-inç e me goma Toyo, mbrojtësit anësorë më të zgjeruar, disa elemente shtesë për siguri, si dhe dritat shtesë.
Të gjitha këto oferta për këtë Ford Ranger, në Gjermani kushtojnë 10 mijë euro.