Iu besojnë të dashurve shumë, por jo edhe kur iu kërkojnë t’ju bëjnë një fotografi.
Shumë gra janë mllefosur me shkrepjet e bashkëshortëve të tyre, kanë përmbledhur në internet disa imazhe krahasuese, që tregon se si ato i fotografuan ata si duhet, ndërsa u ankuan se u fotografuan shumë keq prej tyre dhe fotografitë e tregojnë më së miri, transmeton Telegrafi.
Derisa njëra e fotografoi të dashurin duke mbajtur shkopinjtë për ngrënie, ajo ishte fotografuar duke ngrënë sikur të ishte tepër e uritur.
Ishte një tjetër që u fotografua këndshëm duke mbajtur gotën e verës në dorë, derisa fotografoi të dashurën sikur të kishte humbur në mendime.
Janë këto disa prej imazheve, të cilat janë bërë me qëllim, mirëpo jo në mënyrën më të mirë. /Telegrafi/