Shumë prej zjarrfikësve që punojnë gjatë gjithë kohës për të luftuar zjarret e mëdha në Los Angeles janë të burgosur.
Departamenti i Korrigjimeve dhe Rehabilitimit të Kalifornisë i tha CNN se deri të premten, gati 1000 të burgosur po punonin për të shuar zjarrin.
Royal Ramey, i cili punoi si zjarrfikës ndërsa ishte i burgosur dhe u fal nga guvernatori, Gavin Newsom në vitin 2022, foli për televizonin amerikan.
“Është praktikisht e njëjta punë”, tha Ramey kur u pyet nëse të burgosurit bëjnë të njëjtën punë si zjarrfikësit e rregullt.
“Ne jemi atje. Ne jemi në vijën e parë. Ne po përdorim mjetet. Ne do të dalim dhe do të bëjmë punën tonë”, shtoi ai.
Ndryshe, Kalifornia vlerëson se ky program kursen rreth 100 milionë dollarë në vit. /Telegrafi/