Site icon Telegrafi

Të bindur nga bashkëshortet e tyre – Messi dhe Fabregas pritet të mbyllin karrierën në MLS

Që të dy, Lionel Messi dhe Cesc Fabregas, duket janë bindur nga gratë e tyre për të përfunduar karrierën e tyre në Major League Soccer.

Spanjolli aktualisht po luan në Monaco , ku është nën kontratë deri në dhjetor të vitit 2022, por shpreson të ribashkohet me mikun e tij të ngushtë argjentinasin për një aventurë të fundit para se të vënë atletët në gozhdë.

Sipas Guillem Balague të CBS Sports , të dy mund të shkojnë përtej Atlantikut së bashku.

Partnerët e tyre përkatëse, Daniella Seaman dhe Antonella Roccuzzo, kanë miqësi të mirë dhe thuhet se kanë ndikuar që bashkëshortët e tyre të përfundojnë karrierën në Amerikë.

“Ne ende nuk e dimë kur do të ndodhë”, ka thënë Ballague. “Për shkak se sigurisht Cesc është ende në Monaco, por është diçka që ekziston në mendjen e dy lojtarëve”.

Dyshja luanin së bashku në Barcelonë, ku ata zhvilluan një mirëkuptim të mirë në fushë dhe e bënë gjithashtu larg fushës. /Telegrafi/

Exit mobile version