Futbolli kinez është në zi, pasi ka ndërruar jetë ish-mbrojtësi Jiaxuan Guo.
Në moshën 18-vjeçare Guo ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve pas një aksidenti disa javë më parë.
Jiaxuan Guo ishte pjesë e Bayern Munich në Kupën e Botës për klube në vitin 2023, pasi Bavarezët e kanë në traditën e tyre t’i marrin lojtarë të talentuar në këtë garë.
Klubi bavarez ka lëshuar një komunikatë ku ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit.
FC Bayern trauert um Guo Jiaxuan.
🔗 https://t.co/TKWrLQchYT pic.twitter.com/llIZWkOu8r
— FC Bayern München (@FCBayern) March 20, 2025
“FC Bayern është në zi për ndarjen nga jeta të Guo Jiaxuan, ish-lojtarit të skuadrës botërore, i cili ka vdekur në moshën 18-vjeçare në vendlindjen e tij, Kinë. Ai iu nënshtrua pasojave të një dëmtimi të rëndë në kokë pas një aksidenti tragjik gjatë një ndeshje stërvitore në Spanjë më 6 shkurt. Mendimet e klubit janë me familjen dhe miqtë e tij”.
“Qendërmbrojtësi ishte pjesë e skuadrës botërore të FC Bayern në 2023, e cila u jep lojtarëve të talentuar nga e gjithë bota mundësinë për t’u shfaqur për futbollin profesionist. Jiaxuan gjithashtu përfaqësoi Kinën në nivelin e të rinjve”, thuhet në komunikatën e Bayernit. /Telegrafi/