Site icon Telegrafi

Tayna dhe Loredana Zefi paralajmërojnë një surprizë për fansat

Foto: Screenshot/Instagram

Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, feston ditën e sotme (e diel) ditëlindjen.

Bukuroshja me këtë rast ka marrë urime të shumta në rrjete sociale nga miqtë e ndjekësit.

Një dedikim ia ka bërë edhe mikesha e saj, këngëtarja Tayna, duke zbuluar edhe një befasi për fansat.

“Shumë urime për këtë grua”, ka shkruar ajo.

E njëjta publikoi edhe pamje nga xhirimet e klipit të tyre të ri, duke konfirmuar kështu se po vijnë në duet.

Lexo po ashtu Tayna dhe Loredana Zefi bashkojnë forcat për një këngë të re

“Ne kemi një surprizë të vogël për juve këtë javë”, theksoi tutje Doruntina Shala (emri i vërtetë).

Pritet të shihet se çfarë ka përgatitur kjo dyshe e veçantë për publikun. /Telegrafi/

Exit mobile version