Reperja Tayna dhe producenti Cricket kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.
“Caliente” mban titullin kënga e tyre e re, e cila në shqip do të thotë “e nxehtë”.
Muzika është punuar nga Cricket në “Friend Entertainment Studio”, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Tayna.
Kënga ka tematikë dashurie dhe është vizualizuar edhe me një klip mjaft veror.
Xhirimet janë kryer në disa lokacione në Mal të Zi, gjersa i janë besuar produksionit kosovar, Entermedia.
Tayna edhe këtë radhë vjen me një paraqitje mjaft atraktive në stil, duke sjell një performancë të zjarrtë për fansat e saj.
Përndryshe ky është projekti i tretë muzikor që ajo sjell për këtë vit. /Telegrafi/