Taylor Swift është ende në krye të listave me këngën e saj të fundit “Look What You Made Me Do”.
Këngëtarja 27-vjeçare ka kryesuar në Billboard Hot 100 për javën e tretë me radhë.
Një tjetër vëmendje në skenë këtë javë, është rikthimi i Sam Smith në Hot 100 me këngën e tij të re “Too Good At Goodbyes”, e cila doli në numrin pesë.
Këngë të tjera në top pesë janë “Bodak Yellow” nga Cardi B në numrin dy, “1-800-273-8255” nga Logic me Alessia Cara, Khalid në numrin tre dhe “Despacito” në numri katër.
Taylor Swift ka pasur probleme të mëdha në jetën private, por ajo u rimëkëmb. [
Ajo pritet të lansojë së shpejti albumin e saj të ri. /KlanK/Telegrafi/