Taylor Swift shpërbleu një anëtar të ekuipazhit të saj të Eras Tour me një bonus bujar prej 100,000 dollarësh (97 mijë euro).
Kjo ka ndodhur më 23 shkurt, kur këngëtarja e njohur e dërgoi një shënim personal për Robert, një nga punonjësit e turneut, duke i falënderuar për punën e tij të shkëlqyer.
Turneu i Swift, që arriti fitime rekord afro 2 miliardë eurosh, përfundoi në dhjetor pas një periudhe dyvjeçare të shfaqjeve të shitur në mbarë botën, shkruan DailyMail.
Gjatë kësaj periudhe, ajo ndau lidhje të ngushta me ekipin e saj, dhe shprehjet e mirënjohjes për punonjësit ishin të shpeshta.
Në fillim të janarit, këngëtarja u shfaq në një fotografi në Instagram e shpërndarë nga këngëtarja rezervë Jeslyn Gorman, duke theksuar marrëdhëniet e ngushta me ekipin.
Përveç shpërblimit të Robert, Taylor shpërndau më shumë se afro 169 milionë euro bonuse për të gjithë ekipin e saj, duke përfshirë shoferët e kamionëve, teknikët, kërcimtarët dhe shumë të tjerë.
Ky turne, i ndarë në “epoka” të ndryshme nga 10 albumet e saj, theu rekorde dhe e çoi Swift në majat e suksesit me filmin dhe librin e saj të koncertit. /Telegrafi/