Site icon Telegrafi

Tava me borani të gjelbër: Për këtë drekë të gjithë çmenden!

Receta më e kërkuar gjatë vitit 2016, sipas Google, ishte tava me borani të gjelbër!

Përbërësit e nevojshëm:

– 500-600 g kofshë viçi, 
– 1 qepë,
– 2 dl lëng domateje,
– Pak keçap,
– Mëlmesa,
– Piper,
– Kripë sipas shijes,
– 600 g borani të pastruar të gjelbër,
– Një filxhan oriz,
– 3 vezë,
– 3 lugë ajkë,
– 150 g kaçkavall

Përgatitja:

Borania lihet në ujë të kripur 15 minuta. Pastrohet mirë dhe lihet anash. Në pak ujë fërgoni qepën e grirë dhe mishin e prerë në kube të vogla.

Qitni mëlmesa sipas shijes, shtoni domatet dhe salcën e domateve, qitni pak ujë sipas nevojës dhe fërgoni rreth 30 minuta në enë me kapak dhe herë pas here përzieni dhe shtoni ujë.

Ndërkohë zieni orizin në një enë të veçantë, me tel për përzierje bashkoni vezët dhe ajkën dhe qitni pak kripë.

Lyeni me vaj një enë të madhe rezistuese ndaj zjarrit dhe filloni t’i rendisni një rend borani, pastaj një rend oriz, një rend mish, dhe sërish boranitë.

Të gjithave qitni përzierjen e vezëve dhe ajkës, ndërkaq sipër tyre qitni kaçkavallin e grirë në rende.

Piqeni në furrë rreth 20 minuta derisa të krijojë kore ngjyrë ari në majë.

Shërbejeni me sallatë sipas dëshirës. /Telegrafi/

Exit mobile version