Site icon Telegrafi

Taulant Seferi i sjell skuadrës së tij fitoren me golin e shënuar në kohën shtesë

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Taulant Seferi, ka shënuar golin e fitores për skuadrën e tij Hatta-Bani Yas.

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 8-të të kampionatit të Emiratet e Bashkuara Arabe, ku skuadra e Seferit fitoi me rezultat 1-0.

Seferi ishte ai që shënoi golin e vetëm të sfidës, duke i dhënë një fitore mjaft të rëndësishme Bani Yas.

Sulmuesi i Kombëtares shënoi në minutën e 94-të, pas një asistimi perfekt të marrë nga shoku i skuadrës, Mohammed.

Për Seferin ky është goli i tretë në kampionat, pas 8 javësh, ndërsa ka edhe një asistim. /Telegrafi/

Exit mobile version