Site icon Telegrafi

Tare ka gati dy goditje të mëdha për Lazion, Perez dhe Ramirez drejt kryeqytetit italian

Igli Tare, drejtor sportiv i Lazios (Getty)

Lazio ka qenë njëra nga skuadra me futbollin më të bukur në Serie A edicionin e kaluar.

Skuadra nga kryeqyteti italian ishte afër të futej në Ligën e Kampionëve, por në xhiron e fundit e humbi pozitën e katërt nga Interi.

Lazio ka ruajtur grupin e lojtarëve nga viti i kaluar dhe po synon të përforcohet edhe më shumë.

Shqiptari Igli Tare është drejtori sportiv më i mirë në Itali dhe ka gati dy goditje tjera të mëdha për Lazion e tij.

(Foto: Twitter/Ramires)

Mesfushori brazilian, Ramires nuk po dëshiron të luaj më në Kinë dhe ka kërkuar rikthimin në Evropë.

31-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me Lazion, ndërsa pritet të arrihet marrëveshja edhe mes klubeve.

Një tjetër përforcim i madh për Lazion duket edhe spanjolli Lucas Perez.

I huazuar edicionin e kaluar tek Deportivo nga Arsenal, Peres është rikthyer përsëri në Londër.

Për t’i fituar shërbimet e spanjollit, Lazio ka gati tetë milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version