Site icon Telegrafi

Taravari: BDI-ja urdhëroi gjykatësit e saj ta heqin “balancuesin”

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari nga koaliconi VLEN në një status në rrjetin social Facebook, ka shkruar se BDI-ja ka urdhëruar gjykatësit që ta heqin ligjin e “balancuesit”.

Taravari tutje shkruan se koalicioni VLEN do të sjell ligj më të mirë, pasi që siç shton shqiptarët janë shtetformues.

“BDI-ja urdhëroi gjykatësit e saj që ta heqin ligjin e Balancuesit. Ne do sjellim ligj edhe më të mirë sepse shqiptarët janë shtetformues! Shqiptarët dhe askush nuk mund të jenë lojë e BDI-së e cila edhe tani që po mbytet nuk tregon asnjë lloj dashamirësie ndaj këtij populli që i dhà 22 vjet mundësi!”, ka shkruar Taravari.

Ndryshe, sot Gjykata Kushtetuese vendosi që ta heq mekanizmin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në institucionet publike. Këtë vendim nga Fronti Europian e quajtën si “ditë të zezë për shqiptarët”./Telegrafi/

Exit mobile version