Site icon Telegrafi

Tamponët nga kanabisi: Eliminojnë të gjitha dhimbjet e menstruacioneve

Marijuana vazhdimisht po merr famën nga publiku dhe doktorët si produkt efektiv mjekësor. Ajo është e njohur për trajtimin e shumë sëmundjeve, duke filluar nga glaukoma, pagjumësia e deri tek kanceri.

Sidoqoftë, më së miri marijuana njihet për përdorimin e saj kundër dhimbjes. Marijuana besohet se shëron shumë lloje të dhimbje, përfshirë dhimbjet e shkaktuara nga kimioterapia, sëmundjet dhe lëndimet e ndryshme, transmeton Telegrafi.

Tani, falë një zbulimi të ri nga Foria, kompani e fokusuar në prodhimin e produkteve nga kanabisi, vetitë e marijuanës për shërimin e dhimbjeve mund t’i japin fundin dhimbjeve të menstruacioneve.

Tamponët nga kanabisi

Pavarësisht se produkti shitet nga Foria, e që quhet Foria Relief, nuk konsiderohen sikur tamponë, por si supozitor. Ata edhe mund të përdoren bashkë me tamponët për t’i maksimizuar efektet e komfortit.

Këta supozitorë janë të krijuar nga tre përbërës natyral: gjalpë organike e kakaos, vaj THC dhe CBD. Sipas kompanisë, kombinimi i THC me CBD aktivizon receptorë të caktuar në regjionin e legenit. Ky efekt raportohet se e zvogëlon dhimbjen dhe shumë përdorues të këtij produkti e mbështetin këtë pohim.

Kanabinoidet e gjetura në këta supozitorë i shkaktojnë nervat në mitër, zverk etj., që ta ndalin dhimbjen. Veç kësaj, i relaksojnë muskujt, gjë që e rrit komfortin gjatë menstruacioneve. /Telegrafi/

Exit mobile version