Site icon Telegrafi

Tallej me Diego Simeonen gjatë ndeshjes, Brahim Diaz befason sërish me deklaratë

Real Madrid mundi 2-1 Atletico Madridin në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve, me Rodrygon dhe Brahim Diaz që shënuan për nikoqirët.

Julian Alvarez i Atleticos barazoi para golit vendimtar të Brahimit në pjesën e dytë.

Brahim, i cili nuk pritej të startonte për shkak të pezullimit të Jude Bellingham, befasoi shumë njerëz, përfshirë trajnerin e Atleticos, Diego Simeone, i cili kishte parashikuar një formacion tjetër.

“Unë imagjinoj se ata do të startojnë me Camavingan”, deklaroi Simeone para ndeshjes, duke e konsideruar Brahimin një opsion më pak të mundshëm.

Megjithatë, Carlo Ancelotti zgjodhi Brahimin dhe ai ia doli me golin e fitores. Pasi shënoi, Brahim tallte Simeonen, duke i thënë: “Fol tani, fol tani!”, kur festonte.

Lexo po ashtu As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

Më vonë, Brahimi e minimizoi shkëmbimin, duke thënë: “Jo, jo, asgjë, asgjë. Nuk e mbaj mend”.

Ndërkohë, Simeone u fokusua në analizimin e performancës së Brahimit, duke vlerësuar lojën e tij të fortë dhe përfundimin e mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version