Site icon Telegrafi

Talentet e Barcelonës, Real Madridit dhe Juventusit – Këta janë 10 yje e rinj që duhet t’i ndiqni në ligat më të mëdha evropiane këtë sezon

Sezoni i ri në Evropë ka filluar me Ligën Premier dhe Ligue 1, ndërsa deri në fund të muajit do të fillojnë edhe Bundesliga, La Liga dhe Serie A.

Rreth kontinentit të vjetër, janë duke u rritur shumë yje të rinj, që këtë sezon shpresojnë në shpërthim.

Të gjithë kanë eksperienca në ekipin e parë që tani, por u duhet mbështetje që të ecin tutje.

Sportsmail ka zgjedhur 10 lojtarë nën moshën 21 vjeçare, që luajnë në kampionatet e mëdha.

Ferran Torres

18 vjeçari i Valencias luan edhe për Kombëtaren e Spanjës U-19. Barcelona dhe Real Madrid janë vënë pas tij qe një kohë.

Ky është Ferran Torres, atlet dhe krijues në krahun të djathtë, lojtari i parë i lindur në këtë shekull që ka luajtur në La Liga.

Abel Ruiz

Sulmues 18 vjeç, luan te Barcelona B dhe Spanja U-19.  Ruiz është shënuesi më i mirë në histori në U-17 me 27 gola.

Timothy Weah

Sulmuesi 18 vjeçar i Paris Saint-Germainit dhe SHBA-ve.

Ai është djali i George Weah, tani presidenti i Liberisë. 18-vjeçari ka filluar të luajë, ndërsa ka shënuar dy herë për PSG-në në fitoren ndaj Monacos.

Nicolo Barella

21 vjeç, mesfushor, luan te Cagliari dhe Italia.  Barella ka qenë i lidhur me Liverpoolin gjatë verës.

Mesfushori krahasohet me Marco Verrattin, madje edhe me Andres Iniesta. Çmimi i tij është milionë funte.

Andrea Pinamonti

Është 19 vjeç dhe luan sulmues te Interi.  Në kohën kur klubi kishte paraqitje zhgënjyese dhe nënçmues, shfaqja e tij ishte një rreze e rrallë e dritës në fund të tunelit.

Në të vërtetë është një talent i madh i sulmit.  Ai e sheh si idhull shokun e skuadrës Mauro Icardin.

Jonathan Klinsmann

Një tjetër pasardhës i talentuar i një legjende të futbollit, është gati për të bërë një hap drejt ligave të madh evropiane.

Portieri 21-vjeçar, Jonathan, është djali i legjendës Jurgen. Klinsmann Jr debutoi në sezonin e kaluar, ku u promovua në ekipin e parë të Hertha Berlin.

Dayot Upamecano

Është 19 vjeç dhe luan qendërmbrojtës te RB Leipzig dhe Franca U-21.

Upamecano ka shkëlqyer me Red Bull Salzburg, para se të kalonte te Leipzig në Bundesligë.

Achraf Hakimi

Mbrojtësi i djathtë i Borussia Dortmundi është në huazim nga Real Madridi.

Ai luan me kombëtaren e Marocos.

Hakimi është krahasuar me Dani Carvajal të Realit, një lojtar që gjithashtu ka përfituar nga kalimi në Bundesligë te Bayer Leverkusen në sezonin 2012-13.

Moise Kean

Sulmuesi 18 vjeçari i Juventusit dhe Italisë U-19. Ai ishte bërë lojtari i parë i lindur në shekullin e ri që ka shënuar në kampionet e mëdha.

Ai shënoi me Juventusin në Bolonja, ndërsa ishte huazim edhe te Verona ku në 20 ndeshje shënoi 4 gola.

Victor Jensen

Mesfushori 18 vjeçar i Ajaxi dhe Danimarkës U-18.

Ajax gjithmonë mund të mbështetet në talente dhe njëri prej tyre është Jensen që u ble nga Copenhagen për 2.5 milionë funte vitin e kaluar.

Jensen, i përdor të dy këmbët, është taktikisht i zgjuar, një driblon mirë. Ai krahasohet me Christian Eriksenin./Telegrafi/

Exit mobile version