Site icon Telegrafi

Takohen Ahmeti e Zaevi, flasin për koalicion të mundshëm

Sot është realizur një takim ndërmjet liderëve të partive politike të LSDM-së dhe BDI-së, përkatësisht, Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

TV24 raporton se ky takim është realizuar në ora 16:00, ndërkaq Ali Ahmeti ka deklaruar për këtë televizion se nuk ka bën ndonjë trysni ndaj Zoran Zaevit.

I pyetur nëse do të formohet shumica parlamentare, lideri i BDI-së është shprehur mjaft shkurtë: “do të formojmë”.

Ndërkaq, para takimit, lideri i LSDM-së është shprehur se nuk ka koment.

Deri në këtë takim erdhi pas disa kontakteve ndërmjet njerëzve të partë të besuar të Zaevit dhe Ahmetit./Telegrafi/

Exit mobile version