Site icon Telegrafi

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

President amerikan Donald Trump ka pritur sot në Shtëpinë e Bardhë homologun francez Emmanuel Macron, me të cilin diskutoi për situatën në Ukrainë dhe mundësinë e një zgjidhje.

E gjatë konferencës së tyre të përbashkët me gazetarë, Macron u përpoq të korrigjonte homologun amerikan lidhur me natyrën e mbështetjes evropiane për Ukrainën, duke ia ndërprerë fjalën Trumpit ndërsa fliste për të vënë në dukje se po i deklaronte gabim faktet, transmeton Telegrafi.

Derisa Trump iu drejtua gazetarëve duke thënë se Evropa po i jep hua paratë Ukrainës, ishte i menjëhershëm reagimi i presidentit francez.

Lexo po ashtu Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

“Jo, në fakt, për të qenë i sinqertë, ne kemi paguar. Ne kemi paguar 60 për qind të përpjekjes totale. Ishte si SHBA, hua, garanci e grante”.

“Ne kemi 230 miliardë dollarë asete të ngrira në Evropë, asete ruse. Por ky nuk është kolateral i një kredie, sepse nuk është pronë e jona. Kështu që ato janë të ngrira”.

E Trump refuzoi të ndërhynte duke iu drejtuar mediave: “Nëse e besoni këtë, është në rregull. Ata i marrin paratë e tyre, kurse unë jo. Por tani do ta bëjmë”. /Telegrafi/

Exit mobile version