Site icon Telegrafi

Takimi qesharak mes Crouch dhe Ronaldos – legjenda angleze rrëfen gjithë ngjarjen

Ish-sulmuesi i Anglisë, Peter Crouch, ka rrëfyer për një takim qesharak me ikonën e futbollit brazilian, Ronaldo, gjatë një pushimi në Ibiza.

Crouch ka ndarë historinë e tij me një humor tipik duke rrëfyer për takimin e tyre jo të zakonshëm në plazh.

“E takova një herë, në fakt isha me pushime në Ibiza dhe e pashë në plazh. Ai ishte duke konsumuar birrë gjersa po ledhatonte barkun e tij”, tregoi Crouch për përvojën e tij në një intervistë pë MailSport.

Ky imazh i yllit brazilian ka qenë një moment i papritur për ish-lojtarin e Liverpoolit, i cili ishte i impresionuar nga mënyra e relaksuar me të cilën Ronaldo po shijonte ditën e tij në plazh.

“Sa herë që mbaronte pijen, supermodelja që ishte me të i sillte një tjetër. Mundësia për të bërë një foto me të ishte shumë e mirë për ta refuzuar, kështu që unë shkova pranë”, vijoi Crouch, duke shpjeguar se ishte i pandalshëm për ta humbur një rast kaq të artë.

Ish-futbollisti gjigant ka qeshur për faktin se Ronaldo nuk e njohu atë si një koleg futbollist, duke shtuar: “Shpresoja se ai do të thoshte: ‘Oh, ti je Crouch!’, por ai nuk e kishte idenë se kush isha unë.”

Pavarësisht mungesës së njohjes, Crouch ka kujtuar me dashuri se si realizoi fotografinë me yllin e njohur dhe se si e pranoi me qetësi se për atë moment, ai “ishte thjesht një tjetër admirues i Ronaldos në plazh”. /Telegrafi/

Exit mobile version