Site icon Telegrafi

Tahiri i PDK-së: Opozita nuk mund t’i jap drejtim Asociacionit, kjo i takon Kurtit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se PDK do të marrë pjesë në takimin e nesërm të ftuar nga Ambasada amerikane për të diskutuar për formimin e Asociacionit.

Tahiri ka thënë se subjekti i tij do ta dërgojë përfaqësuesin e saj në këtë takim.

Ai ka thënë se sa i përket përgjegjësive kushtetuese, PDK-ja është parti opozitare, porse çështjet e tilla sipas tij adresë duhet ta kenë kryeministrin Albin Kurti.

“Ne si opozitë nuk jemi përgjegjës për t’i dhënë drejtim një çështjeje të tillë. Në këtë rast kryeministri i vendit nuk mund t’i ikë përgjegjësisë, i kemi thënë nëse je kundër sille në kuvend po e rrëzojmë me vota, ai nuk ka guxim ta bëjë asnjë veprim, ky njeri i papërgjegjshëm duhet të japë drejtim”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/

 

Exit mobile version