Ka përfunduar xhiroja e 32-të në Superligën e Kosovës, aty ku nuk munguan befasitë.
Befasia më e madhe e kësaj jave ishte në takimin mes Drenicës dhe Ballkanit, me skuadrën nga Skenderaj që fitoi 2-1.
Fitore të madhe në këtë rreth shënoi edhe Prishtina, që mposhti në duhëtim Llapin me rezultat 3-1, duke u bërë lider.
Tre pikë mjaftë të rëndësishme dhe që vlejnë për garën për titull, i mori edhe Drita në shtëpi përballë Feronikelit, po ashtu me rezultat 3-1.
Një takim tejet dramatik ishte edhe mes Arbërisë e Gjilanit, me këta të fundit që triumfuan 4-3.
I vetmi takim që nuk prodhoi fitues ishte ai në mes të Trepçës ’89 dhe Besës, që u mbyll me 1-1.
Më poshtë mund ta shikoni tabelën e plotë pas javës së 32-të në elitën e futbollit kosovar. /Telegrafi/