Familja e Valmir Limanit, nga fshati Tërpezë e Vitisë, falënderon të gjithë ata që kontribuan financiarisht duke ia mundësuar të trajtohet në Turqi, ku po vazhdon akoma me mjekimin e sëmundjes. Deri më tani janë paguar 85 mijë euro për mjekimin e tij, para të cilat janë mbledhur (nga Ministria e Shëndetësisë – 30 mijë euro dhe 55 mijë euro nga njerëzit e vullnetit të mirë.
Tani Hematologët kanë vendosur urgjentisht t’i bëhet transplanti i palcës kurrizore, si mënyra e vetme që Valmiri të vazhdoj jetën.
Donatori është gjetur në Gjermani dhe transplanti duhet të kryhet brenda 10 ditësh, por kostoja e transplantit arrin në 90 mijë euro. Familja ka njoftuar se i janë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, dhe tash po i drejtohen qytetarëve bamirës të ndihmojnë që Valmiri ta kaloj këtë sfidë.
Për transferet jashtë vendit llogaria është:
NLB BANK
SWIFT CODE :NLPR XK PR
IBAN: XK051702003012202177
(Në emër të babait tw Valmirit, Izet Limani)
Ndërsa në Kosovë
NLB Bank nr.llog. 1702003012202177,
(Në emër të babait Izet Limani)
Nr.tel. 044 625 571 dhe 045 959 223
Heset Limani-Agja i Valmirit. /Telegrafi/