Site icon Telegrafi

T. S. ELIOT

Poezi nga: Robert Lowell
Përktheu: Fadil Bajraj

I zënë midis dy rrjedhave të trafikut, në errësirën e
Memorial Hall dhe të të vdekurve nga lufta e Harvardit … E ai:
‘A s’të villet kur të krahasojnë me të afërmit tu?
Unë s’e duroj. Sapo i kam gjetur nja dy që qenë recensuar nga Poe.
Ai e fshiu dyshemenë me ta … e unë isha i kënaqur.’
Atëherë mbaja ritmin e hapave të drejtorit të burgut nëpër Oborr
Bisedonim mbi Poundin, ‘Është budallallëk të thuhet se ai
sall pretendon të mbetet Ezra … Ai, megjithatë, është më i mirë. Në këtë vit,
ai s’kërkon më ta rindërtojë Tempullin në Jeruzalem.
Po, ai është më i mirë, “Fol ti,” tha, pasi që vetë foli dy orë rresht.
Por atëherë unë absolutisht s’kisha se çka të thosha.’
Ah, Tom, një muzë, një muzikë, e kishin fatin tënd –
të humbur në natën e pistë të folësve briliant,
humori dhe nderi nga llumi i përjetshëm.

Exit mobile version