Me nënshkrimin për Barcelonën, zakoni i Wojciech Szczesnyt për të pirë cigare u shfaq përsëri në plan të parë. Lojtari tani është detyruar ta sqarojë atë.
“Nuk është punë e askujt nëse pi duhan. Nuk mendoj se kjo ndikon në performancën time në fushë”, deklaroi Szczesny për Mundo Deportivo.
“Dua të gjykohem si portier, jo duke kërkuar histori që nuk kanë rëndësi për askënd”.
“Unë nuk pi duhan para fëmijëve, nuk jap një shembull të keq, por njerëzit më fotografojnë duke pirë duhan pas pemëve, ku as nuk i shoh”.
“Përpiqem ta fsheh, jo t’ua tregoj njerëzve. Nëse dikush mendon se mund të ndryshojë jetën time personale, provo përsëri, nuk ka funksionuar kurrë”, përfundoi Szczesny.
Ka pasur fotografi të Szczesny duke pirë duhan në vende publike, madje edhe para fëmijëve në disa raste. /Telegrafi/