Site icon Telegrafi

Sveçla për vërshimet në Pejë: Kemi qenë në nivelin e gatishmërisë që nga fillimi i përkeqësimit të situatës

Një fëmijë 5 vjeç dhe e ëma e tij kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e përmbytjeve që goditën mbrëmjen e së shtunës qytetin e Pejës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook ka thënë se të gjithë jemi jashtëzakonisht të shqetësuar me vërshimet e mëdha derisa ka shprehur pikëllimin që këto vërshime morën jetën e dy qytetarëve tanë.

“Që nga fillimi i përkeqësimit të situatës, të gjithë akterët e nivelit qendror kanë qenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë për reagim dhe vazhdojnë të jenë në koordinim të ngushtë me nivelin lokal ku po bëhet vlerësim sistematik i situatës”, ka shkruar Sveçla.

Lexo po ashtu Përmbledhje e detajuar e gjithë asaj që ndodhi gjatë dhe pas vërshimeve në Pejë

Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve Ademaj dhe Hoxhiq për humbjen e më të dashurve të tyre.

“Falënderoj qytetarët për bashkëpunimin dhe komunikimin e vazhdueshëm mbrëmë me Qendrat Operative Emergjente dhe njëkohësisht i ftoj që për çdo kërkesë apo informacion të vijojnë të kontaktojnë pa pagesë në numrin emergjent 112, Policinë e Kosovës 192 dhe Zjarrfikësit 193”, ka shkruar tutje Sveçla./Telegrafi/

Exit mobile version