Site icon Telegrafi

Superliga vazhdon me tre ndeshjet e xhiros së 26-të, vëmendja në Gjilan

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 26-të që janë në program për tu zhvilluar.

Në tre qytete të ndryshme do të zhvillohen duele nga elita e futbollit kosovar, ku vëmendja padyshim se është në takimin Gjilani – Llapi.

Dy skuadrat po kërkojnë daljen në Evropë me Gjilanin që mbanë pozitën e tretë me 39 pikë, shtatë më shumë se Llapi që është e gjashta.

Vendasit kërkojnë mos të mposhten, derisa mysafirët kanë udhëtuar për tre pikët pasi vetëm në këtë mënyrë do të mbeten në garë për pozitën e tretë në tabelë.

Duel i zjarrtë pritet të zhvillohet edhe ai mes Ferizajt dhe Ballkanit.

Të besuarit e Adrej Panadic janë në formë të shkëlqyer, pasi kanë marrë 14 pikë nga shtatë ndeshje të zhvilluara në pranverë, derisa Ballkani nuk di të fitoj në katër sfidat e fundit, duke barazuar në tre prej tyre dhe duke humbur javën e kaluar.

Sfidë shumë interesante zhvillohet edhe në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë ku Trepça ’89 pret Dukagjinin.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/

Exit mobile version