“Superderrat” e egër që mund të hanë çdo gjë dhe të përhapin sëmundje shkatërruese po shumohen në Kanada dhe kërcënojnë të kalojnë dhe të bëjnë kërdi në SHBA.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, derrat, shpesh të aftë për të mbijetuar si derri i egër euroaziatik dhe shumë pjellorë si derrat shtëpiak, janë riprodhuar në një numër të madh në Alberta, Manitoba dhe Saskatchewan.
Derrat e tillë, të cilët mund të bartin murtajën afrikane të derrave, hanë kafshë të egra dhe të korra dhe janë mjaft të zgjuar për t’i mbijetuar dimrave brutalë kanadezë.
Ata janë “kafsha më pushtuese në planet”, sipas profesorit të Universitetit të Saskatchewan, Ryan Brook.
Dhe pjesa e pakontrolluar e tyre kërcënon të kalojë kufirin në shtetet veriore të SHBA-së, duke përfshirë Minesotën, Montanën dhe Dakotën e Veriut.
“Askush nuk duhet të habitet kur derrat fillojnë të ecin përtej kufirit, nëse nuk e kanë bërë tashmë”, ka thënë Brook. “Pyetja është: çfarë do të bëhet për këtë?”.
Siç bëhet e ditur, ata janë të vështirë “për t’u çrrënjosur” – për shkak të shumimit të madh të tyre. /Telegrafi/