Site icon Telegrafi

Super ndeshja mes Gjilanit dhe Llapit mbyllet me barazim

Gjilani dhe Llapi kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

“Skifterat” dhe “Legjendat” kanë barazuar në një super-ndeshje të zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë, me të dyja skuadrat që patën rastet e veta dhe gjeten nga një herë rrjetën.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e tretë me anë të Albert Dabiqaj, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Fernandinho (17’) barazoi 1-1 me një gol të bukur nga goditja e dënimit.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin për një nuancë skuadër më e mirë dhe ishin afër fitores, pasi gjeten shpejt golin, por në fund pranuan golin e barazimit.

Shend Kelmendi (61’) u përkujdes për golin epërsisë 2-1, ndërsa Francisco Rivera (90’) me një supergol shënoi për rezultatin përfundimtar 2-2.

 

Pas këtij barazimi, Gjilani e sheh veten në pozitën e 40 pikë, teksa Llapi zë vendin e pestë me 33 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Gjilani udhëton te Ballkani, teksa Llapi e pret Malishevën. /Telegrafi/

Exit mobile version