Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës U-21, Leotrim Kryeziu ka shënuar në ndeshje miqësore ndaj Interit.
Interi ka fituar ndeshjen e parë nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte, pasi kanë mposhtur në miqësore Luganon me rezultat 2-1.
Golat për Nerazzurrët u shënuan nga mesfushorët Stefano Sensi (25′) dhe Marcelo Brozovic (45′).
Për Luganon goli i vetëm u shënua nga ylli i Përfaqësueses së Kosovës U-21, Leotrim Kryeziu.
Ish-sulmuesi i Dritës nga Gjilani gjeti golin nga afërsia për të shënuar në minutën e 87-të për rezultatin përfundimtar 2-1.
Ndryshe, Kryeziu llogaritet si njëri nga shpresat e Kosovës, pasi në moshë të re ka dalë nga Superliga e Kosovës në Superligën e Zvicrës. /Telegrafi/
Inter 2 – 1 Lugano
87" Kryeziu pic.twitter.com/2Q1zn6Duf0
— ؏ـبدالله مشـ؏ـل الـ؏ـتيبي (@kazmood_1) July 14, 2019