Please enter at least 3 characters.

Sulmoi fizikisht vjehrrën, arrestohet e dyshuara në Fushë Kosovë

2020/06/auto_arrestim_femer_3762-600x3601557912265-1.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një femër në Fushë Kosovë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj.

Rasti ka ndodhur të martën në orën 12:30 në Fushë Kosovës.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj kosovare”, thuhet në raport.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/