Një person është sulmuar fizikisht ditën e diel në Podujevë.
Policia njofton se lidhur me rastin ka arrestuar një të dyshuar, i cili po ashtu raportohet se ka probleme psiqike, transmeton Telegrafi.
“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë / 11.08.2024 – 08:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e lëndimeve, viktima pas tretmanit mjekësor në QKMF-Podujevë është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK, ndërsa i dyshuari pasi që dyshohet se është i sëmurë psiqik është dërguar në klinikën e psikiatrisë”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas tretmanit mjekësor është ndalohet për 48 orë./Telegrafi/