Site icon Telegrafi

Sulmoi fizikisht nënën dhe motrën e tij, arrestohet i dyshuari në Klinë

Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Klinë.

Në njoftimin e bërë nga policia thuhet se një person ka sulmuar fizikisht nënën edhe motrën e tij, transmeton Telegrafi.

“Klinë 13.09.2024-10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat nënën dhe motrën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”./Telegrafi/

 

Exit mobile version