Një person është arrestuar në Shtime nën dyshimin se ka kryer veprën penale “sulm seksual” ndaj një të miture.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet të ketë kryer rastin ndaj viktimës femër kosovare (e mitur) me të cilën ishin në lidhje dashurie”, thuhet në raportin e policisë.
Në konsultim me prokurorin, për shkak se viktima është e mitur është iniciuar rasti dhe i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/