Një infermierë në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”, është sulmuar mëngjesin e sotëm nga pesë persona.
Në reagimin e Spitalit të Mitrovicës, thuhet se personat që e kanë sulmuar fizikisht infermierin F.M, kanë qenë në ndikim të alkoolit.
Rasti thuhet se ka ndodhur rreth orës 03:20 të mëngjesit në Shërbimin e Emergjencës.
“Në oborrin e Spitalit kanë ardhur 5 qytetar të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe kanë kërkuar nga infermieri që të dal jashtë objektit te Spitalit për ti dhënë shërbim pacientit, ku, infermieri ka refuzuar dhe ka thënë qe pacienti duhet të sillet në repart qe paraprakisht të kontrollohet nga doktori kujdestar. Pas refuzimit te infermierit për të dal jashtë objektit ai është sulmuar fizikisht”, thuhet në reagim.
Spitali i Mitrovicës e ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj çdo punëtori shëndetësor. /Telegrafi/