Site icon Telegrafi

Sulmohet fizikisht një prokuror në Gjykatën Themelore të Tetovës

Dje në Gjykatën themelore të Tetovës, gjatë shpalljes së një vendimi gjyqësor, njëra nga të pranishmit në sallën e gjyqit, ka sulmuar fizikisht prokurorin e prokurorisë themelore publike të Tetovës, transmeton Telegrafi.

E dyshuara për sulm është familjare e të dënuarit, ndërkaq me intervenimin e policisë, dhunuesja është larguar nga salla e gjyqit.

Prokuroria themelore publike, në të njejtën ditë, ka urdhëruar policinë që të merr deklaratë zyrtare nga e dyshuara, si edhe për sigurimin e video-materialit të seancës. Ndaj saj do të rëndoj akuza penale e rrezikut të sigurisë sipas Nenit 144, Paragrafi 3./Telegrafi/

Exit mobile version