Një incident i rëndë është raportuar mbrëmjen e djeshme në Viti, ku një mashkull kosovar u bë objekt i një sulmi me armë nga disa persona të dyshuar.
Sipas raportit të policisë, viktima ka qenë duke udhëtuar me makinë kur një nga sulmuesit ka qëlluar me armë në drejtim të tij, por fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.
Pas ngjarjes, policia ka identifikuar dhe shoqëruar një nga të dyshuarit në stacionin policor.
Gjatë kontrollit, ai ka dorëzuar një armë zjarri, një karikator me 15 fishekë, 10 gëzhoja dhe 10 fishekë të tjerë.
Prokurori ka vendosur që rasti të procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Telegrafi/