Një incident është raportuar gjatë natës së 9 dhjetorit, ku tre zyrtarë policorë u sulmuan me mjete piroteknike dhe shishe qelqi nga persona të panjohur.
Sulmi ndodhi rreth orës 00:30, ndërsa zyrtarët policorë ishin duke qëndruar në një pikë statike. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar nga ky incident.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e sulmit.
Rasti po trajtohet nga njësitë relevante policore.
Ky incident vjen në një kohë kur institucionet e sigurisë janë të angazhuara për të siguruar stabilitet dhe rend në atë pjesë. /Telegrafi/