Dy autobusë të kompanisë turistike “Fjolla Impex” janë gjuajtur me gurë mbrëmjen e së shtunës në Serbi.
Nga kompania në fjalë kanë thënë për Telegrafin se njëri nga autobusët është sulmuar derisa po shkonte në Serbi, derisa tjetri ishte duke u kthyer nga Serbia në Kosovë.
“Mbrëmë duke udhëtuar në drejtim të Beogradit, autobusi është gjuajtur me gurë. Të lënduar nuk ka, vetëm xhami i autobusit është i thyer. Linja tjetër e cila ka qenë duke udhëtuar nga Beogradi ka qenë duke ardhur për Kosovë, është gjuajtur me gurë në pjesën e metaltë”, kanë thënë për Telegrafin nga kompania ‘Fjolla Impex’.
Kompania në fjalë i ka linjat e rregullta ditore nga Dragashi për në Beograd dhe anasjelltas./Telegrafi/