Telegrafi

Sulmi në Tel Aviv, autoritetet ndalojnë udhëtimin për 83,000 palestinezë

Lejet e udhëtimit janë suspenduar në mënyre që të ndalohet hyrja e palestinezëve në Izrael, shkruan The Independent.

Ushtria izraelite ka deklaruar që ka tërhequr të gjitha lejet për vizitë të palestinezëve përgjatë Muajit të Ramazanit, pas vrasjes së katër izraeliteve nga dy persona të armatosur në Tel Aviv.

Trupat mbrojtëse të izraelit, COGAT, përcjell klankosova, kanë deklaruar që 83,000 palestinezeve nga West Bank dhe Gaza u janë ndaluar vizitat në Izrael, të marrin pjesë në lutjet gjatë Muajit të Ramazanit në Jerusalem dhe të udhëtojnë përmes aeroportit të Tel Aviv.

Për me tepër, forcat ushtarake kanë ngrirë lejet e punës për 204 familjarët e personave të armatosur që kryen sulmet si dhe ka ndaluar hyrjet e daljet në fshatin Yatta, vendlindja e sulmuesve.

Të shtënat kanë ndodhur tek Sarona, qendër tregtare, ku dy terroristë të armatosur kanë shtënë mbi personat civil, me ç’rast kanë mbetur të vdekur katër persona dhe pesë të tjerë janë lënduar.

Grupi terrorist Hamas ka përshëndetur sulmin, megjithatë nuk ka marrë përgjegjësi për të.