Site icon Telegrafi

Sulmi në qendër të Vjenës, vdes njëri prej sulmuesve

Disa njerëz janë plagosur pas të shtënave në qendër të Vjenës, bazuar në raportet e policisë.

Ndërkohë disa media kanë raportuar edhe për të vdekur.

Në anën tjetër, sipas BBC, përcjell Telegrafi, ministria e brendshme tha se një sulmues kishte vdekur ndërsa një tjetër ishte “në arrati” në kryeqytetin austriak.

Një operacion i sigurisë në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar dhe policia u ka kërkuar njerëzve që të shmangin të gjitha hapësirat publike.

Pamjet e publikuara në mediet sociale treguan njerëz duke vrapuar, derisa dëgjohej ajo që raportohej të ishte e shtënë me armë. /Telegrafi/

Exit mobile version