Shef i delegacionit të Parlamentit Evropian për raportet me Kosovën, deputeti nga Kroacia, Davor Ivo Stier ka reaguar sot pas sulmit në Ibër Lepenc.
Stier në një postim në platformën X shkruan se në emër të delegacionit të PE-së për Kosovën dënojnë sulmin, gjersa kanë shprehur mbështetje për institucionet e Kosovës në kryerjen e një hetimi të plotë.
“Në emër të Delegacionit të PE për Kosovën dhe së bashku me raportuesin e përhershëm, dënojmë sulmin në infrastrukturën kritike pranë Zubin Potokut.
Ne shprehim solidaritetin tonë të plotë me qytetarët e Kosovës dhe mbështetjen tonë për institucionet e Kosovës në kryerjen e një hetimi të plotë për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të kryesve për këtë sulm kriminal”, shkruan ai. /Telegrafi/
On behalf of the EP Delegation for Kosovo, and together with the standing rapporteur, we condemn the attack on critical infrastructure near Zubin Potok. We express our full solidarity with the citizens of Kosovo (1/2)
— Davor Ivo Stier (@DavorIvoStier) November 30, 2024