Site icon Telegrafi

Sulmi fizik ndaj të moshuarës në Pejë, prokurori shkon në vendin e ngjarjes

Sulmi fizik ndaj një gruaje të moshuar në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, ka tronditur opinionin.

pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet derisa njëra nga punonjëset e kësaj shtëpie sulmon fizikisht të moshuarën duke e goditur me shuplaka.

Lidhur me këtë rast, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka thënë për Telegrafin se prokurori është duke shkuar në vendin e ngjarjes.

“Prokurori është duke shkuar në vendin e ngjarjes, dhe pas procedurave hetimore do të ndërmarr masa ndaj personit ose personave të përfshirë”, tha Nikçi. /Telegrafi/

VIDEO: Infermierja sulmon fizikisht një grua të moshuar në Pejë

Exit mobile version